KRYEFAQJA » LAJME » “KIDS ATLETIC”, ngjall interesin e nxënësve

“KIDS ATLETIC”, ngjall interesin e nxënësve

Kids atletik, një aktivitet i miratuar nga IAAF, federata ndërkombëtare e atletikës, është zhvilluar në shkollën 9-vjeçare 28 nëntori në Tiranë. Me kënaqësi dhe dëshirë, vajza të klasave të gjashta dhe të shtata kanë marrë pjesë në këtë aktivitet të konceptuar në formë cirkuiti, në të cilin ishin të përfshira në 5 disiplina garash: top në shenjë, top medis, kërcim nga vendi, formula uno, kërcim i kryqëzuar. Për t’u dalluar nga njëra-tjetra, vajzat e secilës skuadër ishin veshur me fanella të kuqe, të verdha, të gjelbra, blu, portokalli dhe rozë. Distanca ishe rreth 60-70 metra dhe në vende të ndryshyme të fushës së basketbollit ishin vendosur piketa, pengesa për të formuar disiplinën përkatëse. Aktivitetet e atletikës në shkolla kanë një rëndësi të veçantë dhe sipas IAAF, qëllimi i tyre është largimi i fëmijëve nga rruga dhe veset. Kështu është shprehur Nikolin Dionisi, sekretari i përgjithshëm i FSHA. Edhe Alketa Braho, nxënëse e klasës së 9-të në shkollën 28 nëntori, pranon faktin se shtimi i orëve të edukimit fizik në shkolla është një gjë e mirë. Madje mësuesit mundohen t’ua bëjnë sa më argëtuese ato. Aktiviteti i radhës që do të organizojë federata shqiptare e atletikës është midis datave 22-24 prill në Tiranë. Për këtë do të vijë në kryeqytet edhe përfaqëuesi i Federatës Ndërkombëtare të atletikës i cili do të zhvillojë takime për personalitete të larta të sportit në vend.

Sicred