KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Kiço Londo: Kumbaro shpresoj të jetë e vemendshme ndaj Teatrit Eksperimental

Kiço Londo: Kumbaro shpresoj të jetë e vemendshme ndaj Teatrit Eksperimental

Teatri Kombëtar Eksperimental nëpërmjet drejtuesve të tij ka bërë të ditur sot projektet për sezonin e ri artistik 2017-2018. “Do të jenë gjithsej 12 produksione, dyfishi nga viti i kaluar, që do të zhvillohen në laboratorin e skenës të Teatrit Kombëtar Eksperimental. Laboratori i Teatrit Eksperimental për Fëmijë do të ketë 7 produksione, por këtë vit do ti shtohet një shfaqje për fëmijët me aftësi ndryshe” tha drejtori Kiço Londo para gazetarëve. “Qëllimi i kësaj stine është teatër cilësor për të gjithë” theksoi ai.
Ndërkohë zoti Londo ka bërë një analizë edhe për sezonin që sapo u mbyll. “Ishte një stinë me 350 shfaqje. Marrim më pak se 3 përqind të buxhetit që marrin 12 teatrot sëbashku dhe kryejmë 60 përqind të shfaqjeve” tha ai.
Me këtë bilanc, 350 shfaqje, të realizuara me një buxhet prej 200 mijë euro, që do të thotë rreth 550 euro për shfaqje, gjë që shkakton drejtpërdrejt shpërblim të padenjë për artistët, a nuk duhet një shtim buxheti dhe a e ka kërkuar Teatri Kombëtar Eksperimental këtë nga Ministria e Kulturës?
“Kam folur vetë me ministren dhe ajo ka mbajtur shënim. Besoj se do të jetë e vëmendshme” tha zoti Kiço Londo Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Sicred