KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Keti Bashhysa rikthehet në Durrës me “Pa kthim”

Keti Bashhysa rikthehet në Durrës me “Pa kthim”

“Pa kthim” titullohet shfaqja premierë të cilën artdashësit durrsakë patën mundësine të ndjekin në teatrin “Aleksandër Moisiu” nga artistja Keti Bashhysa. Artistja durrsake, e cila prej shumë vitesh guxon të jetë ndryshe, edhe këtë radhe ka befasuar publikun në skenë.

Projekti i saj titullohet “Pa kthim”. E keni menduar ndonjëherë sesi do të ishte një rikthim “Pa kthim”? Brenda një hapësire bosh që befas nis të mbushet me hapa, frymëmarrje, tinguj, kërcime, aktrim, prozhektorë dhe… në fokus protagonist, shpirti.

Me një repertor të zgjedhur muzikor (Cello), aktrim, balet, këngë dhe me të papritura të tjera, Keti Bashhysa mirëpriti dashamirësit e së bukurës në premierën e saj në teatrin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Keti Bashhysa, përveçse aktore dhe violonçeliste është edhe mësimdhënëse muzike, gazetare dhe moderatore e njohur në vend.

Sicred