KRYEFAQJA » LAJME » Këshilli Kombëtar i PD, Selami: Ky është statuti më i keq që ka pasur ndonjëherë PD!
Këshilli Kombëtar i PD, Selami: Ky është statuti më i keq që ka pasur ndonjëherë PD!

Këshilli Kombëtar i PD, Selami: Ky është statuti më i keq që ka pasur ndonjëherë PD!

Ish-kreu i PD-së, Eduard Selami duket se ka qenë kritiku më i ashpër ndaj statutit të ri të PD që është paraqitur në Këshillin Kombëtar. ” Ky është statuti më i keq që ka pasur ndonjëherë PD. Më dëgjoni dhe pastaj fishkëlleni” u tha ai kundërshtarëve. “Mos mendoni se ju drejtohem vetëm ju. U drejtohem edhe atyre demokratëve jashtë, shumicës së heshtur dhe të gjithë atyre shqiptarëve që nuk durojnë dot këtë qeverisje më të keqen në historinë e Shqipërisë, por fatkeqësisht ne nuk ju ngjallim dot shpresë” tha zoti Selami.
“Unë të them zoti Basha, tërhiqe këtë statut. Mbaj premtimin, hape PD-në, bëj analizën e humbjeve. Ke dy humbje rresht në më pas se 5 vjet, e treta për Partinë Demokratike dhe kjo humbje do të vazhdojë. Në qoftë se ne vazhdojmë kështu, kjo punë do të vazhdojë. Ma mbani mend. E keqja më e madhe kjo është për ju” tha ish kreu i PD në vitin 1995.

Sicred