KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton sot raportin për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton sot raportin për Kosovën

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sot debatohet për zhvillimet në Kosovë në periudhën tremujore, prej 16 korrikut deri më 15 tetor të këtij viti. Në raportin e sekretarit të përgjithshëm Antonio Guterres, i cili do të shërbejë si bazë për diskutim të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, flitet për përpjekjet e institucioneve të Kosovës për ta mbajtur ambientin paqësor në periudhën e gjatë të paqartësisë politike pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Në raport theksohet se një pjesë e rëndësishme e realizimit të synimeve është edhe progresi i qëndrueshëm në normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Sicred