KRYEFAQJA » LAJME » Këshilli Bashkiaki Tiranës, miratohet Plani Urbanistik, por opozita voton kundër
Këshilli Bashkiaki Tiranës, miratohet Plani Urbanistik, por opozita voton kundër

Këshilli Bashkiaki Tiranës, miratohet Plani Urbanistik, por opozita voton kundër

Këshlli Bashkiak i Tiranës ka miratuar Planin Urbanistik të kryeqytetit. Votat pro i kanë dhënë vetëm deputetët e maxhorancës, ndërsa ata të opozitës votuan kundër.
Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky plan është kushtetuta e 15-20 viteve të ardhshme. Sipas tij plani i ri mban parasysh, krijimin e hapsirave publike, thjeshtimin e procedurave të ndërtimit, ruajtja e territorit bujqësor dhe natyror, krijimin e infrastrukturave të nevojshme dhe parashikon një sërë masash për nxitjen e aktivitetit ekonomik.
Këshilltarët e opozitës votuan kundër. Ata thanë se plani i paraqitur betonizon me tej Tiranën sipas interesave klienteliste, ndaj dhe nuk mund të bëheshin pjesë e shkatërrimit të kryeqytetit.
Këshilli Bashkiak ka vazhduar më tej me diskutimin e buxhetit të bashkisë.

Sicred