KRYEFAQJA » LAJME » Këshilli Bashkiak i Tiranës diskuton planin urbanistik
Këshilli Bashkiaki Tiranës, miratohet Plani Urbanistik, por opozita voton kundër

Këshilli Bashkiak i Tiranës diskuton planin urbanistik

Mbledhja e fundit e këshillit bashkiak të Tiranës për këtë vit nisi me një minutë heshtje në nderim të artisitit Bujar Lako, të ndarë nga jeta pak ditë më parë, ndërsa pritet të finalizohet me miratimin e dy vendimeve të rëndësishme, planit të ri urbanistik dhe buxhetit të vitit 2017.

Kryebashkiaku Erion Veliaj prezantoi pikat kryesore të planit vendor, të cilin e quajti kushtetutën e kryeqytetit për 20 vitet e ardhshme. Ky plan vjen edhe në përshtatje me ndryshimet administrativo-territoriale dhe intensitetet e ndërtimit parashikohen në raport me popullsinë.

“Planet që ne gjetën në ktë bashki planifikohej një Tiranë për 5.5 milion banorë për të justifikuar koefiçent ndërtimi përtej arsyes pa lidhje me popullsinë reale në Tiranë. Plani aktual që do propozojmë sot parashikon që në 15-20 vitet e ardhshme popullsia e Tiranës të shkoje në 1.2 milion banorë ndërkohë që bashkë me ish-komunat shkon në 1.6 milion banorë në total çka bën atë shumë më realist” tha kryebashkiaku Veliaj.

Çështja e transparencës sa i përket planit urbanistik u debatua mes palëve, që sollën në vëmendje edhe mungesën e një prej këshilltarëve të PD-së, urbaniztit Besnik Aliaj.

Ndërsa buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2017 parashikohet të jetë 15.3 miliard lekë, më i larti ndonjëherë.

Sicred