KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » KESH çel tenderin për import të energjisë

KESH çel tenderin për import të energjisë

Koorporata elektroenergjitike shqiptare ka çelur tenderin për importin e energjisë elektrike, pak ditë pasi banka botërore i autorizoi përdorimin e kredisë 22.4 milionë euro për blerje të energjisë. Kompanitë e interesuara kanë afat deri në 29 gusht për të paraqitur ofertat e tyre. Referuar kërkesë-ofertes zyrtare KESH do të bleje 129 mijë megavat energji për gjithë muajin shtator, duke lehtësuar disi operatorin e shpërndarjes së energjisë, i cili duhet të siguroje vetëm një pjesë të importit për shtatorin, në mënyrë që të garantohet tërësisht konsumi në vend. Edhe për muajin shtator sasia e blerjes së energjisë elektrike do të jetë e lartë, thuajse e njëjtë me gushtin. Ndërkohë për dy muajt e verës, korrikun dhe gushtin, OSHEE ka paguar 53.6 milionë euro në total për blerjen e energjisë elektrike. Si pasojë e rritjes së konsumit të energjisë nga temperaturat e larta OSHEE u detyrua të hapte një tendër të dytë për gushtin me vlerë 1.6 milionë euro për të siguruar energjinë e plotë deri në fund të këtij muaji. Ndërkohë, situata në kaskadën e lumit Drin vijon të mbetet kritike, pasi thatësira e tejzgjatur thuajse e ka shteruar ujin në hidrocentralin e Fierzës.

Sicred