KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kërkimet për trupa në Meksikë
Kërkimet, për trupa, në Meksikë

Kërkimet për trupa në Meksikë

Shpresat për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë pas tërmetit shkatërrues 7.1 ballë të shkallës Rihter që goditi Meksiko Sitin para pesë ditësh, gati janë shuar këtë të dielë. Megjithatë, autoritetet po dëgjojnë familjarët e viktimave të mundshme, dhe po vijojnë të kërkojnë nëpër zonat e shkaterruara. Skuadra të huaja të kërkim shpëtimit nga Japonia, SHBAtë dhe vende të tjera po përdorin qentë zbulues dhe mjete të teknologjisë së lartë për të kapur ndonjë sinjal jete nën rrënoja. Në tre ditët e para, nga rrënojat u nxorrën të gjallë 69 persona, por që ditën e premte nuk është zbuluar asnjë trup. Ndërkohë, jugu i Meksikës u godit nga një sërë tërmetesh të tjerë ëm të vegjël gjatë ditës së djeshme, mes të cilëve edhe një me magniturë 6.1 ballë të shkallës Rihter që shkaktoi panik në kryeqytet dhe i detyroi ekipet e kërkim-shpëtimit të ndërprisnin përpjekjet e tyre për disa orë. Vendi goditet shpesh nga tërmetet, pasi shtrihet mbi pllaka tektonike. Më i rëndi ishte ai që goditi Meksiko Sitin në vitin 1985, si pasojë e të cilit 10 mijë persona humbën jetën.

Sicred