KRYEFAQJA » LAJME » Kërcënohet kryeministri i Kosovës, autoritetet shtojnë masat e sigurisë

Kërcënohet kryeministri i Kosovës, autoritetet shtojnë masat e sigurisë

Disa ditë më parë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë një kërcënim nga persona të panjohur. Kërcënimi në adresë të kryeministrit, ka bërë që autoritetet të shtojnë masat e sigurisë ndaj Haradinajt. Burimet e policisë kanë thënë se ka disa ditë që është shtuar numri i mbrojtjes së afërt të kryeministrit dhe kështu do të jetë deri në një vendim tjetër kur të bjerë shkalla e rrezikshmërisë. Ndonëse nuk kanë treguar se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, sipas burimeve po hetohet në mënyrë të thelluar për këtë kërcënim.

Sicred