KRYEFAQJA » LAJME » Kërcënohet Kocias
Kotzias: Shqipëria e Maqedoni të anëtarësohen në BE

Kërcënohet Kocias

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kocias është kërcënuar me jetë. Sipas ministrit për mbrojtjen e qytetarëve Nikos Toskas, Kocias ka marrë një letër kërcënuese në të cilën shkruhej se për të ishin rezervuar tre plumba. Sipas Kathimerini, letra iu dërguar Kocias para demonstratës që do të mbahet në Athinë ditën e dielë kundër një zgjidhjeje kompromisi për çështjen e emrit me Maqedoninë, për të cilën Kocias po negocion për palën greke. “Ne nuk kemi pse të komentojmë se sa e rrezikshme është dërgimi i letrave të tilla vetëm për shkak se nuk pëlqehet mënyra se si po zhvillohen negociatat” u shpreh Toskas për televizionin Antena, duke shtuar se autoritetet po hetojnë të zbulojnë se kush e dërgoi letrën.

Sicred