KRYEFAQJA » LAJME » Kërcënimi i Konit, Shullazi kërkon Berishën dëshmitar

Kërcënimi i Konit, Shullazi kërkon Berishën dëshmitar

 

Ish-kryeministri Sali Berisha, ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla dhe Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule, do të thirren nga Gjykata e Krimeve të Rënda në seancën e radhës për të dëshmuar në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit për kërcënimin që ky i fundit akuzohet se ka drejtuar ndaj Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Konit. Zoti Koni u kërcënua në vitin 2016, kur po kandidonte për postin e Rektorit të UT.
Kërkesa për të thirrur ish kryeministrin si dëshmitar u bë nga Emiliano Shullazit, personi më i përfolur prej të cilit ka marrë emrin edhe procesi.
Në seancën e sotme ka dëshmuar edhe ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Edhe ky i fundit ka kërkuar që si dëshmitar të thirret Sali Berisha. “I qëndroj pikë për pikë sqarimeve të mia që kam dhënë në Prokurori. Nuk e kuptoj pse Prokuroria nuk ka thirrur Sali Berishën për ta pyetur si ka rënë në kontakt të këtij informacioni, pra të kërcënimit. Prokuroria nuk punon, është pozicionuar politikisht. Berisha duhet të ishte këtu” tha ish ministri Tahiri.
Edhe kreu më i lartë i policisë së shtetit Haki Çako ka dhënë versionin e tij për kërcënimin e rektorit Koni. “Më ka telefonuar ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, që të takoj aso kohe rektorin Dhori Kule. Në takim ai më shprehu shqetësimin e kërcënimit të Mynyr Konit nga disa persona, mes të cilëve dhe Emiljano Shullazi. Këta e kishin kërcënuar Konin që të tërhiqej nga gara për Rektor të Universitetit të Tiranës” u tha Çako togave të zeza.
Seanca ka vijuar me dëgjimin e dëshmitarëve të tjerë VIP si Shezai Rrokaj, Majlinda Keta, ndërsa nuk kanë qenë Mynyr Koni, Klodeta Dibra, Dhori Kule si dhe ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj.

Sicred