KRYEFAQJA » LAJME » Kërcënimet, Shqetësimi i Prokurorisë: Po shantazhohen prokurorët
"Çështja Habilaj" - dosje e re nga drejtësia italiane

Kërcënimet, Shqetësimi i Prokurorisë: Po shantazhohen prokurorët

Kërcënimet në sallën e gjyqit të prokurorit të Prokurorisë së Krujës, kanë çuar Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë në një reagim , ku shprehet shqetësimi për sjelljet intimiduese kundër prokurorëve, të cilat janë shtuar ndjeshëm. Prokuroria vlerëson reagimin e shpejtë të policisë së shtetit me arrestimin e personit i cili kërcënoi në sallën e gjyqit prokurorin pasi ky i fundit kërkoi dënimin e të birit në bazë të provave me 8 vjet burg. Edhe Ministria e Drejtësisë, mbështet plotësisht dhe do të inkurajojë me forcë punën e prokurorisë në luftën me krimin e organizuar si dhe me ata që kryejnë vepra penale të të gjitha natyrave. Sipas saj, duhet vlersuar puna e dhjetra prokurorëve të ndershëm që respektojnë ligjin e që përballen në mënyrë të përditshme me botën e krimit edhe duke sakrifikuar në emër të sigurisë publike dhe qetësisë së jetës së qytetarëve shqiptarë. Ministria e Drejtësisë mbështet plotësisht bashkëpunimin pa asnjë kushtëzim të të gjithë institucioneve të ngarkuara me ligj, për të luftuar krimin e organizuar dhe drogën dhe do të vazhdojë të jetë e palëkundur në gadishmërinë e saj për të bashkëpunuar e bërë gjithçka që asaj ligji i ngarkon në këtë luftë që lidhet me të ardhmen në vend.

Sicred