KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Kënga Qytetare Shkodrane: Fiton dyshja Agolli-Juba
Kënga Qytetare Shkodrane: Fiton dyshja Agolli-Juba

Kënga Qytetare Shkodrane: Fiton dyshja Agolli-Juba

Rikthehet pas 27 vitesh Festivali i Këngës Qytetare Shkodrane. Për tre netë me radhë 21 këngët e këtij festivali, krijime të emrave të njohur të muzikës dhe poezisë erdhën nën interpretimin e këngëtarëve të brezave të ndryshëm, dhe i merituan duartrokitjet e publikut.

Me çmim të parë u vlerësua krijimi me titull “Nana” kompozuar nga Zef Çoba, me tekst të Alfred Çapalikut interpretuar nga dyshja Erinda Agolli dhe Olta Juba.

Nga specialistët e muzikës dhe artëdashësit shkodranë ky festival vlerësohet si një kontribut i çmuar për ruajtjen dhe trashëgiminë e vlerave më të mira të muzikës qytetare shkodrane.

Sicred