KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Kënga dhe vallja shqipe na bashkon” në Plavë dhe Guci

“Kënga dhe vallja shqipe na bashkon” në Plavë dhe Guci

Plava dhe Gucia për tre ditë rresht u shndërruan në një teatër të madh të këngës dhe vallës shqiptare.
Ansamble dhe grupe muzikore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi shpalosën vlerat më të arrira të folklorit tonë burimor, këngën e moçme, kostumet dhe vallët.
Edicioni i dytë i festivalit, “Kënga dhe vallja shqipe na bashkon” përkoi me 20-vjetorin e veprimtarisë së përvitshme, “Alpet shqiptare, Vuthaj 2017”. Mërgimtarë nga Amerika dhe vende të tjera të botës, grumbullohen në Plavë dhe Guci edhe për t’u çmallur edhe për të shijuar bukuritë mahnitëse të alpeve shqiptare. I pranishëm në këtë veprimtari ishte edhe ambasadori Uilliam Uoker, i njohur për kontributet e jashtëzakonshme për çështjen e Kosovës.
Festivalistët morë mirënjohje dhe çmime. Vendi i tretë i takoi ansamblit “Prishtina”. Në vend të dytë u rendit ansamblit “Shotë Galica”, Drenas. Dhe vendi i parë i takoi ansamblit polifonik “Qepini”, Vlorë.
Juria e festivalit shpalli grupin më të mirë të valleve ansamblin “Shkupi”. Unioni Artistik i Kombit shqiptar do të vazhdojë traditën e organizimeve të tilla përveç në trevat shqiptare, edhe në diasporë.

Sicred