KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Këmbana e Motit të Madh” ekspozohet në Muzeun Historik Kombëtar

“Këmbana e Motit të Madh” ekspozohet në Muzeun Historik Kombëtar

Me një tingull të plotë kumbues….të këmbanës së motit 1465 ka nisur kremtimi i Motit të Madh në Muzeun Historik Kombëtar. Ishte përzgjedhur kjo simbolike për të nisur përkujtimin e Vitit Mbarëkombëtar të Heroit Gjergj Kastrioti me një objekt i cili ekspozohej për herë të parë për publikun. Këmbana e cila në trupin e saj mban numrat romake, daton vitin 1465 dhe është gjetur në Kishën e Karpenit në Kavajë.
Kisha duket të jetë përuruar në shkëlqimin e Arbërisë 3 vite para se prijësi arbnor të vdiste në vitin 1468 dhe jehonën e asaj kohe përcjell ajo sot bashkë me imazhe e gravura nga ajo kohë e artë e shqiptarëve. Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, thotë se “Kjo këmbanë është një objekt origjinal që daton që nga viti 1465, ka qenë në Karpen të Kavajës. Është një vit që përkon me epopenë e lavdishme të Skënderbeut dhe në mënyrë simbolike ne e kemi vendosur në qendër të gjithë kësaj ekspozite. Bashkë me disa objekte të tjera të shekullit 15-16 ato i japin një atmosferë më ndryshe kësaj ekspozite”.
Përtej këmbanës dhe gravurave të nxjerra nga botimi gjermanisht i “Historisë së Skënderbeut” shkruar nga Marin Barleti, janë ekspozuar edhe heraldika e familjeve fisnike arbnore përfshi Kastriotët që bashkë me letërkëmbimet e kohës dëshmojnë një njohje shumë të mirë nga Gjergj Kastrioti të heraldikes dhe vetëdijen e tij për prejardhjen e lashtë dhe vazhdimesinë e linjës nga c. Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, thotë se “Skënderbeu ishte një njeri i cili respektonte heraldikën dhe i jepte
një rëndësi të veçantë krenarisë të vendit nga vinte. Përkrenarja e tij cermoniale ishte një përkrenare e veçantë të cilën shumë studiues e kanë lidhur shumë me Pirron e Epirit duke u munduar të tregojnë gjithë heraldikën e kohës dhe gjithë familjet e mëdha feudale shqiptare. Skënderbeu hyri mes tyre si i pari mes të barabartëve, por ta e respektuan atë deri në fund të jetës së tij si një mbretedhe pse jo i kurorëzuar”.
Por përtej statuteve dhe gravurave pasurinë më të çmuar nga Gjergj Kastrioti e gjejmë në testamentin e botuar në librin e autorit Gjon Keka Skënderbeu, ideator i Bashkimit Europian” ku thuhet: “Një gjykim i nxituar gjithmonë provon një mungesë të plotë të gjykimit….Mos vdisni skllevër…Një monark, edhe nëse do të ishte i varfër, ai duhet të jetë bujar…. drejtësinë që është themel i të gjitha virtyteve…”.

Sicred