KRYEFAQJA » LAJME » Këlcyra mes burimeve natyrore dhe valës digjitale

Këlcyra mes burimeve natyrore dhe valës digjitale

Historia e Këlcyrës nis të shkruhet që në fillim të mijëvjeçarit të parë, kur ajo kosniderohej si stacion kalimi i karvaneve të udhëtarëve, por edhe si një pikë e rëndësishme nevralgjike që mbronte kalimin nga Adriatiku drejt Maqedonisë. Toponimia e emrit të Këlcyrës lidhet ngushtësisht me relievin, si një zonë e mbyllur.

Falë një klime të jashtzakonshme dhe burimeve ujore këtu kultivohen gati të gjitha varietetet e rrushit si Muskati, Riesling, Merlot e deri te kultivime të tjerë si Afuzali, Sulltanina.

Terreni i malor e ka bërë zonën një pikë të vështirë për përhapjen e valëve televizive. Por RTSH ka kryer në këtë rajon investime të rëndësishme për të sjellë sinjalin digjital, ndonëse numri i banorëve të zonës se Kelcyrës vazhdimisht ka ardhur duke u ulur. Mikrpitësit tanë në Këlcyre ende kujtojnë atmosferën e krijuar nga Rusia 2018 e cila ndryshoi dinamikën e jetës se qytetit të vogël.

Por kampionati boteror i futbollit ishte vetëm fillimi. Tani banorët e Kelcyrës po shijojnë edhe paketen digjitale të RTSH e cila pasurohet dita dites. Autoritetet lokale të cilat kanë kryer investime frymëzuese për të ardhmen e qytetiti kerkojnë nga RTSH emisione speciale per krahina te ndryshme të Shqipërisë, kur Kelcyra te zeri vendin e saj.

Ndonëse një qytet i vogel, por e rrethuar nga pasuri të shumta natyrore, Këlcyra duket se e sheh të ardhmen e saj tek turizmi dhe prodhimet tradicionale lokale. Investimet e vetë banorëve të saj por edhe të investioreve te fuqishem do të mirepriteshin për ta kthyer Këlcyren ne një pike tërheqëse.