Keidi Bare është një nga futbollistët cilësorë që janë grumbulluar me kombëtaren U21 nga trajneri Alban Bushi për ndeshjen e radhës me Irlandën e Veriut, e vlefshme për evropianin 2019. Mesfushori 20-vjeçar ik kuqezinjve ka nisur stërvitjen në qendrën e grumbullimit në Durrës. Për RTSH ai thekson se humbja e parë me Irlandën nuk duhet të kishte ndodhur pasi ashtu si shkoi loja duhet të ishte mbyllur në barazim. Ai shpreson në një fitore në ndeshjen e kthimit. Keidi Bare luan me Atletikon e Madridit, një nga skuadrat e mëdha të kampionatit spanjoll. Megjithë minutat e pakta që është aktivizuar meshfushori shqiptar, ai e quan një arritje që është pjesë e skuadrës spanjolle.
