KRYEFAQJA » LAJME » KED, gati hedhja e shortit të ri

KED, gati hedhja e shortit të ri

Parlamenti njoftoi këtë të mërkurë se në datën 7 dhjetor do të hedhë shortin për të përzgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. KED është një nga institucionet e reja të Reformës në Drejtësi.Ky do të jetë shorti i dytë përzgjedhës, pasi shorti i parë i këtij lloji u hodh në 27 Janar të po këtij viti, kur në krye të kuvendit ishte Presidenti aktual Ilir Meta.Sipas ligjit, shorti fillimisht duhej të hidhej nga Presidenti i Republikës, por me sa duket kreu i shtetit ka zgjedhur të mos e ushtroje këtë kopetencë, duke e kaluar proçedurën në Kuvendin e Shqipërisë. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ngritur 10 muaj më parë nuk ka funksionuar asnjë ditë për shkak të mosplotësimit të kushteve nga ligjet e tjera të ndërlidhura të Reformës në Drejtësi. Ky këshill me peshë jo shumë të konsiderueshme zgjedh Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe verifikon kriteret ligjore të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Këshilli përbëhet nga 9 anëtarë, mes të cilëve do të ketë gjyqtarë Kushtetues, të Gjykatës së Lartë, prokurore nga Prokuroria e Përgjithshme dhe prokuroritë e Apelit dhe gjyqtare nga gjykatat administrative.

Sicred