KRYEFAQJA » LAJME » KE pritet të lajmërojë sot liberalizimin e vizave për Kosovën
KE pritet të lajmërojë sot liberalizimin e vizave për Kosovën

KE pritet të lajmërojë sot liberalizimin e vizave për Kosovën

Komisioni Europian pritet të japë sot rekomandimin e tij në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Fillimisht ishte planifikuar që ky lajm të bëhej i ditur në orën 11:30 të ditës së sotme. Por zyra e shtypit e Komisionit Europian njoftoi se komisioneri europian për migracionin dhe punët e brendshme Dimitris Avramopulos do të mbajë një konferencë për shtyp me presidentin e Kosovës, Hashim Thaci, për liberalizimin e vizave në orën 16:30 po të ditës së sotme. Gjithashtu është bërë e ditur se komisioneri Avramopulos do të jetë vetë në Prishtinë nesër, ku sipas mediave të huaja do të mbajë edhe një fjalim në parlamentin Kosovar, dhe mesa duket kjo pas dhënies së një lajmi të mirë për vizat.

Sicred