KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » KE: Në dy vitet e ardhshme, Shqipëria me papunësinë më të ulët në rajon!

KE: Në dy vitet e ardhshme, Shqipëria me papunësinë më të ulët në rajon!

Komisioni Evropian ka publikuar raportin tremujor për performancën ekonomike të vendeve kandidate dhe potencialisht kandidate në BE, në të cilin analizohen ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Turqinë. Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj në një analizë të këtij raporti tha se lajmi i parë i mirë është se Shqipëria është një nga dy vendet e rajonit (së bashku me Malin e Zi) që kanë vazhduar rritjen pozitive të ekonomisë edhe përgjatë tremujorit të tretë 2018, në një kohë që vendet e tjera dhe mesatarja e rajonit shënojnë rënie.

Së dyti, Shqipëria parashikohet të ketë rritjen më të lartë ekonomike në Ballkanin Perëndimor përfshirë Turqinë, në vitet 2019-2020. Papunësia në Shqipëri projektohet në nivelin më të ulët në rajon, pranë 10% ndërsa borxhi publik vazhdon të konsolidojë trajektoren rënëse. KE konfirmon një rritje ekonomike mbi 4% për vitin 2018, njësoj sikurse vlerësuan më herët edhe FMN apo Standard and Poor’s.

Rritja e konsumit privat, importeve dhe investimeve, vijojnë të kenë kontributin kryesor në rritjen ekonomike. Performanca e fortë ekonomike vijon të reflektohet edhe në zhvillimet pozitive të tregut të punës. Ahmetaj tha se raporti tejet pozitiv i Komisionit Europian për ekonominë shqiptare, është një tjetër reflektim serioz për arritjet jo pak të vështira të viteve të fundit. “Sfida kryesore mbetet vazhdimi i reformave dhe konsolidimit fiskal, për të garantuar jo vetëm vazhdimin e rritjes ekonomike dhe punësimit, por edhe përgjigjen e duhur ndaj riskut të ngadalësimit të rajonit dhe ekonomive të BE”, shkruan Ahmetaj ne facebook.

Sicred