KRYEFAQJA » LAJME » KE mirëpret zgjedhjen e zotit Meta në postin e presidentit
BE keqardhje për moslejimin e vizitës së Vuçiçit në Banjë

KE mirëpret zgjedhjen e zotit Meta në postin e presidentit

Komisioni Europian mirëpriti zgjedhjen e zoti Ilir Meta në postin e presidentit të ri të Shqipërisë. Kjo i është bërë e ditur gazetares së RTSH Arta Tozaj nga zëdhënësja Maja Koçijançiç. E pyetur nëse ky proces konsiderohet i drejtë e konsensual për Brukselin dhe nëse kjo zgjedhje përfaqëson unitetin e kombit, zëdhënësja Maja Koçijançiç u përgjigj se procesi “u zhvillua në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe afatet kohore”. “Përsa i përket vendimit të partive opozitare për të mos marrë pjesë në të,” shtoi ajo “ne përsërisim se partitë politike duhet të angazhohen në procesin demokratik brenda Parlamentit, pavarësisht të drejtës për zhvillimin e tubimeve paqësore dhe demonstratave” përfundon ajo qëndrimin e Komisionit Europian mbi zgjedhjen e Presidentit Ilir Meta.
Megjithëse, egzekutivi europian po ndjek nga afër zhvillimet politike në vend, ende nuk komenton mbledhjen e tryezës Rama-Basha nga Presidenti aktual Nishani, sot paradite. “Për këtë, do presim deri kur palët të flasin e diskutojnë, për të arritur një dialog real”, tha për RTSH, një zyrtar i këtij institucioni.

Sicred