KRYEFAQJA » LAJME » Bota » KE kërkon trefishim të buxhetit europian për krizën e migrimit
KE kërkon trefishim të buxhetit europian për krizën e migrimit

KE kërkon trefishim të buxhetit europian për krizën e migrimit

Komisioni Europian propozoi sot gati një trefishim të buxhetit europian që i dedikohet krizës migratore dhe sigurisë së kufijëve të jashtëm të Unionit. Për kuadrin financiar shumëvjeçar të radhës të Unionit (2021-2027), ekzekutivi europian kërkon të dedikojë 34,9 miliardë euro për t’u përballur me sfidat e shfaqura nga migracionet, kundrejt 13 miliardë gjatë kuadrit financiart aktual (2014-2020). Më shumë se 60% e fondeve (21,3 miliardë euro) do t’i dedikohen mbrojtjes së kufijëve.