KRYEFAQJA » LAJME » Bota » KE-ja njofton nisjen e masave disiplinore ndaj Italisë, shkak mosdryshimi buxhetor

KE-ja njofton nisjen e masave disiplinore ndaj Italisë, shkak mosdryshimi buxhetor

Komisioni Europian ka ndërmarrë hapin e parë drejt sanksionimit të Italsië për projektbuxhetin e saj për vitin 2019, duke thelluar kështu mosmarrëveshjet për financat e vendit me qeverinë populiste të Romës. Nmuajin e shkuar, organiz ekzekutiv i Bashkimit Europian rrëzoi projekbuxhetin italian dhe i kërkoi qeverisë së kryeministrit Konte ta ndryshonte atë, një ngjarje kjo e paprecendentë në politikën Europiane. Komisioni Europian u shpreh këtë të mërkurë se tashmë nuk mund të shmangej një procedurë zyrtare e cila do të pasohet me sanksione financiare

” Me atë që qeveria Italiane ka sjellë në tavolinë, shohim që vendi rrezikon të bjerë në paqëndrushmëri”- u shpreh zëvendëspresidenti i Komisionit Europian Valdis Dombrovskis.

Sipas tij, masa disiplinore e Bashkimti Europian ndaj italisë, e njohur me emrin procedura e deficitit të tepërt, ishte tashmë e domosdoshme. Qeverisë italine i ishte thënë muajin e shkuar të rishikonte buxhetin për shkak të nivelit të lartë të borxhit kombëtar, për të cilin zyrtarët e eurozonës shqetësohen se mund të shkaktojë paqëndrueshmëri për të gjithë bllokun.

Por qeveria e Romës dështoi në ndërmarrjen e ndryshimeve domethënëse , duke e vendosur tashmë vendin në një kurs përplasjeje me Brukselin. Nën rregullat e procedurës së sanskioneve, pasojat e mundshme mund të përfshijnë një gjobë në nivelin 0.2 përqind të Prodhimit të Brendshmë Bruto, e cila për italinë do të kushtojë miliona euro si dhe ndalimin e pagesave të cdo fondi të zhvillmit. Megjithatë, ky proces mund të kërkojë shumë kohë dhe zëvendëspresidenti i komisionit Europian u shpreh se ishte akoma e hapur për bisedime me Italinë për të adresuar mosmarrëveshjet.

Sicred