KRYEFAQJA » LAJME » Bota » KE gjobit “Google” me 2,42 miliardë euro

KE gjobit “Google” me 2,42 miliardë euro

Komisioni Evropian gjobiti me një vlerë rekord prej 2,42 miliardë euro gjigantin amerikan të internetit “Google” për abuzime nga pozicioni dominues në treg duke favorizuar aplikacionin e tij të krahasimit të çmimeve “Google Shopping”. Në një rast të abuzimit të pozicionit dominues, gjoba më e madhe e vendosur ndonjëherë nga Brukseli arrinte deri në 1,06 miliardë euro, kundër gjigantit amerikan të mikroçipëve informatikë “Intel” në vitin 2009. “Google ka abuzuar nga pozicioni i tij dominues në tregun e motorrëve të kërkimit duke favorizuar shërbimin e tij të krahasimit të çmimeve në kërkimet e tij dhe duke ulur ato të konkurentëve të tjerë”, deklaroi Komisioneria evropiane për Konkurencën. Vendimi gjithashtu urdhëron Google-in për t’i dhënë fund praktikave anti-konkurruese brenda 90 ditëve ose të përballet me një dënim të mëtejshëm. Firma amerikane tha se mund të apelojë. Megjithatë, nëse nuk arrin të ndryshojë mënyrën e funksionimit të shërbimit të blerjes brenda afatit tre mujor, mund të detyrohet të dorëzojë prej 5% të fitimeve mesatare të përditshme të saj. Ky vendim vjen një vit pasi Komisioni Evropian sanksionoi një tjetër gjigant amerikan, “Apple”, për përfitimin e avantazheve fiskale të arritura nga Irlanda.

Sicred