KRYEFAQJA » LAJME » Bota » KE do të propozojë heqjen e ndryshimit të orës në të gjitha vendet e BE

KE do të propozojë heqjen e ndryshimit të orës në të gjitha vendet e BE

Komisioni Europian do të propozojë heqjen e ndryshimit të orës në të gjitha vendet e Bashkimin Europian, deklaroi presidenti Jean-Claude Juncker në një intervistë. “Njerëzit e duan këtë ndryshim, kështu që ne jemi të detyruar ta bëjmë,” tha ai për kanalin televiziv publik ZDF. Çdo propozim i komisionit për këtë çështje kërkon miratimin e shteteve anëtare të BE-së dhe të parlamentarëve europianë. Komisioni pritet të publikojë rezultatet e një sondazhi online që zhvilloi nga fillimi i korrikut deri në mes të gushtit. Sondazhi mori 4,6 milionë përgjigje – duke shënuar një shifër rekord në BE – prej të cilëve më shumë se tre milionë përgjigjë vinin nga Gjermania. Më shumë se 80% e të anketuarve duan heqjen e praktikës së zhvendosjes së orës përpara në pranverë dhe mbrapa në vjeshtë, sipas një shkrimi të publikuar nga e përditshmja gjermane ”Westfalenpost”.

Sicred