KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kazuo Ishiguro fiton Nobelin në Letërsi për vitin 2017
Kazuo Ishiguro fiton Nobelin në Letërsi për vitin 2017

Kazuo Ishiguro fiton Nobelin në Letërsi për vitin 2017

Shkrimtari britanik me origjinë nga Japonia, Kazuo Ishiguro, ka fituar Nobelin në Letërsi për vitin 2017. Novelisti u vlerësua nga Akademia Suedeze si një shkrimtar, i cili përmes romaneve që bartin forcë të madhe emocionale, ia ka dalë të zbulojë humnerën që ekziston nën ndjesinë tonë iluzive në lidhje me botën. Romanet e tij më të famshëm “Mbetjet e Ditës” dhe “Mos më Lër Kurrë” kanë shërbyer si subjekt filmash. Ishiguro ka shkruar tetë libra, të cilat janë përkthyer të gjitha në më shumë se 40 gjuhë të botës. Vetë shkrimtari u shpreh për BBC-në, se u ndie jashtëzakonisht i nderuar nga vlerësimi pasi për të ai nënkuptonte se ishte duke ndjekur hapat e autorëve më të mëdhenj të botës.
I lindur në Nagasaki të Japonisë, 62 vjecari Ishiguro, u shpërngul me famljen në Angli pasi të atit iu ofruar një punë si oqeanograf në Sërrei. Ai ka studiuar anglisht dhe filozofi në Universitetin e Kentit, dhe kreu studimet master në shkrim krijues në Universitetin e Anglisë Lindore. Teza që mbrojti u bë romani i tij i parë, Një “Pamje e Zbehtë e Kodrave”, që u publikua në vitin 1982 dhe u vlerësua nga kritikët. Në vitin 1989, Ishiguro fitoi çmimin Booker Prize për romanin Mbetjet e Ditës.

Sicred