KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Katmandu, rrëzohet avioni, të paktën 8 të vdekur

Katmandu, rrëzohet avioni, të paktën 8 të vdekur

Një avion me 71 persona në bord, 67 nga të cilët pasagjerë, është rrëzuar pranë aeroportit të kryeqytetit Katmandu të Nepalit. Deri tani, tetë persona raportohet të kenë humbur jetën, ndërsa të paktën 17 persona raportohet të jenë nxjerrë të gjallë nga rrënojat, ndërkohë që vijon operacioni i kërkim-shpëtimit. Avioni ishte nisur nga kryeqyteti Daka i Bangladeshit, kur u rrëzua pranë aeroportit të Katmandusë në orën 14:15 me orën lokale. Dëshmitarët bënë të ditur se avioni lëkundej në ajër, pa ekuilibër, para se të rrëzohej.

Sicred