KRYEFAQJA » LAJME » Kategoria Superiore, të premten, java e 16-të
Futboll, Kukësi mund 3-1 Partizanin në kryeqytet

Kategoria Superiore, të premten, java e 16-të

Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit i luan të premten të 5 takimet e javës së saj të 16-të, që është edhe java e fundit për vitin 2017. Të gjitha takimet nisin të luhen në të njëjtën kohë, në ora 13:00, dhe Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt takimin më të spikatur, atë që do të luhet në kryeqytet, në Stadiumin “Selman Stërmasi”, midis Partizanit dhe Vllaznisë. Kjo sfidë i gjen të dyja skuadrat me kahe të kundërta forme, pasi të kuqtë vijnë pas një humbjeje të turpshme, 0-5 në Gjirokastër përballë Luftëtarit, që çoi në shumë zhvillime në klubin e Partizanit, ndërsa shkodranët vijnë pas fitores 3-2 në fushën e vet ndaj Kamzës, që erdhi pas dy humbjesh radhazi. Në takimet e tjera, Kamza pret në fushën e vet Flamurtarin, ndërsa Luftëtari është mysafir në Kukës, për t’u ndeshur me kampionët në fuqi. Laçi ndeshet në shtëpi me Lushnjën, ndërsa në takimin e fundit, Teuta ka udhëtuar drejt Korçës, ku do të përballet me Skënderbeun. Në prag të këtyre ndeshjeve, Skënderbeu kryeson i shkëputur renditjen me 34 pikë, 9 më tepër sesa dy ndjekëset më të afërta, Kukësi dhe Flamurtari, ndërsa Laçi është i 4-ti, me 24 pikë e Kamza e 5-ta, me 23.

Sicred