KRYEFAQJA » LAJME » Kategoria Superiore, sot ora 14:00, Luftëtari-Partizani në RTSH
Teuta mund 1-0 Tiranën në Niko Dovana

Kategoria Superiore, sot ora 14:00, Luftëtari-Partizani në RTSH

Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria Superiore, është rikthyer të premten në fushën e blertë me takimin e parë të javë së 19-të të saj. Ka qenë sfida midis Vllaznisë dhe Kukësit që ka ngritur siparin e gjysmës së dytë të sezonit, që nisi me javën e parë të fazës së 3-të, nga 4 që ka gjithsej ky kampionat. Përballja e të premten në mbrëmje në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, u vendos nga një goditje e lirë, e ekzekutuar mjeshtërisht nga kroati Pero Pejiç 6 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Kjo fitore nënkupton se kryesuesja e dy fazave të para, Kukësi, do të vazhdojë ta mbajë vendin e parë, tanimë me 39 pikë, 4 më tepër sesa Partizani i vendit të dytë. Të kuqtë kryeqytetas përballen sot në Gjirokastër me Luftëtarin, në takimin që nis në ora 14:00 dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Po duke nisur nga ora 14:00, luhen edhe takimet Korabi-Laçi dhe Skënderbeu-Flamurtari. Java e 19-të mbyllet sot në mbrëmje, me takimin që nis në ora 17:00, midis Teutës dhe Tiranës.

Sicred