Të hënën pasdite u luajtën katër ndeshjet e javës së 12-të të Kategorisë Superiore. Ndeshja e parë, që u luajt të dielën, ishte ajo ndërmjet Skënderbeut dhe Tërbunit. Skuadra korçare fiton me reziltatin 4-0 me golat e realizuar nga Salihi në minutën e 16-të, Berisha dy minuta më vonë (18’), dhe Progni që shënon dy herë, në minutën e 59-të dhe të 90-të.
Ndeshja e parë që u luat të hënën ishte Laçi-Flamurtari ku vendasit arritën të fitojnë me rezultatin 2-1. Golat u shënuan nga Fustar për vlonjatët në minutën e 28-të dhe me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë. Vendasit barazojnë me anë të Nimanit në minutën e 58-të ndërsa golin e fitores për Laçin e shënon Veliaj në minutën e 84-rt me penallti. Tirana mposht Bylisin në Ballsh me golin e shënuar nga Bakaj në minutën fundin e pjesës së parë (45’+1’). Teuta mund Kukësin në Durrës, golin e shënon Dita në minutën e 37-të. Partizani arrin të marrë me shumë mund tre pikëshin e çmuar kundër Vllaznisë. Golin e shënoi në fundin e ndeshjes Fazliu (90’).
Ja dhe ndeshjet e javës së 12-të:
22.11.2015
Skënderbeu – Tërbuni 4-0
23.11.2015
Laçi – Flamurtari 2-1
Bylis – Tirana 0-1
Teuta – Kukësi 1-0
Partizani – Vllaznia 1-0