KRYEFAQJA » LAJME » Kategoria e Parë, luhen 7 takimet e para të javës së 10

Kategoria e Parë, luhen 7 takimet e para të javës së 10

Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Parë, ka luajtur të shtunën 7 nga ndeshjet e javës së saj të 10-të, që është edhe java e parë e fazës së dytë. Në grupin A, apo grupin e Veriut Kastrioti ka bërë detyrën me Burrelin në shtëpi, duke fituar 1-0 në një ndeshje që mund të përfundonte me fitore edhe më të thellë. Ndeshja Korabi-Erzeni ne Dibër ka përfunduar në barazim 1-1, kurse përballja Tërbuni-Besëlidhja është ndërprerë që në minutën e 2-të, për shkak të kushteve të motit, që e kanë bërë të pamundur vazhdimin e lojës. Dy takimet e tjera të këtij grupi luhen të dielën, duke nisur nga ora 13:00. Vllaznia B pret në shtëpi Egnatian, ndërsa Besa është mysafire në kryeqytet, për t’u ndeshur me Dinamon, në takimin që do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Ndërkaq, grupi B i ka luajtur të shtunën të gjitha ndeshjet e tij dhe Bylisi ka mundur Shkumbinin 3-0, ashtu sikundër ka triumfuar me të njëjtat shifra edhe Tirana në Fushë-Krujë ndaj vendasve, ndërsa Pogradeci ka fituar 3-1 në fushën e vet ndaj Tomorit. Fitore në fushë të huaj korri edhe Apolonia, që fitoi 2-0 në Shënkoll ndaj ekipit vendas, kurse përballja Naftëtari-Turbina u mbyll në barazim 1-1.

Sicred