KRYEFAQJA » LAJME » Kategoria e parë; Kamza – Besëlidhja
Kategoria e Parë: Kamza dhe Beslidhja barazojnë 0-0

Kategoria e parë; Kamza – Besëlidhja

Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka ulur sot siparin e javës së saj të 16-të, me ndeshjen e fundit të grupit A, apo grupit të Veriut, atë midis Kamzës dhe Besëlidhjes. Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar e ka sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht këtë takim, që vuri përballë njëra-tjetrën kryesuesen e renditjes me ndjekësen e e saj më të afërt. Por sfida, e luajtur në Stadiumin “Kastrioti” të Krujës, në një terren të rënduar nga rreshjet e shirave, nuk ka dhuruar gola, duke u mbyllur me rrjeta të paprekura. Të dyja skuadrat kanë krijuar raste për shënim, por pa arritur t’i finalizojnë ato, edhe për shkak të terrenit të rënduar në Krujë. Duhet theksuar se ky ishte barazimi i parë i Kamzës këtë sezon, ndërsa ishte i 6-ti për lezhjanët. Kamza vazhdon të kryesojë në kuotën e 43 pikëve, pas 14 fitoreve, një barazimi dhe vetëm një humbjeje në këto 16 javë të para, ndërsa Besëlidhja mbetet e dyta, por plot 10 pikë prapa. Transmetimet sportive në Rrjetin e RTSH-së do të vazhdojnë edhe të hënën, pasi ekrani publik do të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt derbin e madh të kryeqytetit, midis Tiranës dhe Partizanit.

Sicred