KRYEFAQJA » LAJME » Kategoria e Parë hedh shortin e sezonit të ri , 2018-2019
Kategoria e Parë hedh shortin e sezonit të ri , 2018-2019

Kategoria e Parë hedh shortin e sezonit të ri , 2018-2019

Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet Kategoria e Parë, ka hedhur të hënën në kryeqytet shortin e sezonit të tij të ri, duke përvijuar edhe betejat kryesore në të dy grupet e tij. Siç dihet, edhe ky sezon do të luhet me formulën e sezonit të shkuara, ku skuadrat e ndara në dy grupe do të zhvillojnë dy fazat e para me sistem vajtje-ardhje. Në përfundim të këtyre dy fazave, dy grupe do të ndahen në dy nëngrupe të tjera, ku 5 të parat do të luftojnë me njëra-tjetrën për ngjitjen në Kategorinë Superiore, ndërsa 5 të fundit do të luftojnë për të mos zbritur një nivel më poshtë, në Kategorinë e Dytë. Duhet theksuar se në përfundim të fazës së dytë, pikët e skuadrave do të përgjysmohen.
Shorti i dy fazave të para është hedhur në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit, nën drejtimin e Shefit të Sektorit të Garave, Lysien Nurishmi. Të pranishëm kanë qenë edhe shefat apo përfaquesit e klubeve të futbollit, ndërsa kanë munguar ata të Vllaznisë, skuadrës që këtë vit do të militojë në grupin B të Kategorisë së Parë. Ndeshjet e sezonit të ri do të nisin më 9 shtator dhe, në grupin A, apo grupin e Veriut, në kuadër të javës së parë do të luhen takimet Dinamo-Veleçiku, Besëlidhja-Burreli, Vllaznia-Korabi, Erzeni-Iliria e Fushë-Krujës dhe Shënkolli-Vora. Ndërsa në grupin B, apo grupin e Jugut, në kuadër të javës së parë do të luhen takimet Pogradeci-Besa, Tomori-Lushnja, Oriku-Elbasani, Egnatia e Rrogozhinës-Bylis dhe Turbina e Cërrikut-Apolonia.