KRYEFAQJA » LAJME » Kategoria e parë; Erzeni – Besëlidhja
erzeni, beselidhja, ndeshje, futboll, sport, shqiperi, federata e futbollit

Kategoria e parë; Erzeni – Besëlidhja

Faza e plejofit në grupin A të kategorisë së parë ka nisur me fitoren 0-1 të Besëlidhjes ndaj Erzenit. Ndeshja e luajtur në “Tofik Jashari” ka patur episodet e saj, për disa vendime të gjyqtarëve të takimit, të cilat do të diskutohen më tej nga specialistët përkatës në rubrikën “E Hëna Sportive”. Pjesa e parë e takimit nis me një rast për vendasit . Eshtë Lleshi që gjuan me kokë por topi kalon paksa mbi traversë. Më pas janë miqtë  që me një sulm të shpejtë rrezikojnë. Ndreca I vetëm përballë portierit të Erzenit nuk shënon por gjuan jashtë. Të gjithë futbollistët vendas protestojnë tek anësori Ilir Tartari për pozicion jashtë loje të Ndrecës, por arbitri kryesor Cjapi vazhdon lojën. Me rezultatin 0-0 mbyllen 45 minutat e para. Pjesa e dytë nis me një sulm të lezhjanëve.Kamara i vetëm në zonë, gjuan, fillimisht topin e pengon portieri Hoxha. Gjuan sërish Kamara por këtë radhë largojnë topin mbrojtësit. Minuta e 60. Lleshi në një sulm të shpejtë, shtyhet nga Smajli brenda zonës, rrëzohet por nuk ka 11-metërsh. Por gjyqtari Cjapi vazhdon lojën. 6 minuta më vonë sërish Lleshi gjuan por largon në vështirësi portieri. Minuta e 78, shënon Dibra dhe Besëlidhja kalon në avantazh. Sina kroson brenda zonës dhe Dibra e dërgon topin në rrjetë. Goli I rregullt për gjyqtarin kryesor, ndërsa të gjithë futbollistët shijakas protestojnë tek gjyqtaru anësor për pozicion jashtë loje. Kamara provon me një sulm të shpejtë por pengohet brenda zonës dhe me të drejtë arbitri kryesor nuk jep 11 meërsh. Në fund të takimit të gjithë futbollistët e Erzenit shkojnë te gjyqtari anësor duke prostuar për golin e besëlidhjes.

Sicred