KRYEFAQJA » LAJME » Kategoria e parë: Dinamo-Sopoti 0-0

Kategoria e parë: Dinamo-Sopoti 0-0

Dinamo nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në përfundim të ndeshjes me Sopotin. Skuadra dinamovite e ka mbyllur sfidën me rezultatin 0-0 duke kryer më shumë volum loje e më shumë raste. Në pjesën e parë kryeqytetasit krijojnë tre raste të pastra për shënim por nuk janë të saktë përpara portës së mbrojtur nga bejte. Edhe pjesa e dytë nis më mirë për vendasit. Në 62′ Murataj nuk arrin të shfrytëzojë një rast të pastër, teksa portieri i Sopotit Bejte është më i shpejtë. (67) Grumbull lojtarësh nga të dy skuadrat para portës së Sopotit, dhe Çaushaj në përpjekje për ta laguar topin nga zona e vet për pak shënon autogol por portieri Bejte është i vëmendshëm. Në 69′ Sopoti krijon një rast me anë të Murataj. Më pas (73) është Gërxho që gjuan fluturimthi nga jashtë zone por porieri Bejte largon topin në goditje këndi. Këmbëngul Dinamo (74) me anë të Shabës që gjuan rrezikshëm me kokë. (75) Dyshja Alikaj-Gërxho në një kombinim të bukur por mungon finalizmi. Minuta të mira për vendasit. Në 79′, kundërsulm i Sopotit. Goditje e rrezikshme e Muçollarit nga ana e majtë e sulmit të vet dhe traversa shpëton portën e Dinamos. Me rezultatin 0-0 mbyllet ndeshja Dinamo-Sopoti e vlefshme për javën e 14-të të grupit B në kategorinë e parë.

Sicred