KRYEFAQJA » LAJME » Kategoria e parë; Bylis – Lushnjë 1 – 1
Lushnja, bylis, sport, futboll, ndeshje. 1-1, barazim

Kategoria e parë; Bylis – Lushnjë 1 – 1

Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet ndryshe si Kategoria e Parë, ka mbyllur të hënën javën e tij të 15-të me dy takimet e fundit të grupit B, apo grupit të Jugut dhe të dyja sfidat janë mbyllur në barazim. Kështu, Bylisi dhe Lushnja kanë shënuar nga një gol dhe kanë ndarë nga një pikë secila, në takimin e luajtur të hënën dhe që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Pjesa e parë e kësaj sfide ka qenë kryesisht e barabartë, por diferencën do ta bëjnë vendasit 10 minuta para fundit, kur Muça kthen në rrjetë me kokë një top të ardhur nga një goditje nga e majta. Por Lushnja do të kundërpërgjigjet me të njëjtën mënyrë në minutën e 63-të, ku Bufasi do të shënojë dhe do të barazojë shifrat. Me këtë barazi 1-1 do të mbyllet e gjithë ndeshja që i lë të dyja skuadrat të pandryshuara në renditje, me Lushnjë të parën me 35 pikë e Bylisin të dytën me 6 pikë më pak. Pasdreke u luajt edhe takimi i fundit i kësaj jave, ai midis Tomorit dhe Shkumbinit, që u mbyll me rrjeta të paprekura.

Sicred