KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Katalonjë, kryeministri spanjoll Rajoji shkrin parlamentin dhe shpall zgjedhje të parakohshme
Katalonjë, kryeministri spanjoll Rajoji shkrin parlamentin dhe shpall zgjedhje të parakohshme

Katalonjë, kryeministri spanjoll Rajoji shkrin parlamentin dhe shpall zgjedhje të parakohshme

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy vendosi të shkrijë parlamentin katalanas dhe shpalli zgjedhjet e parakohshme në Katalonjë, pasi parlamenti i rajonit votoi pro shpalljes së pavarësisë së krahinës. Rajoy tha se vendosja e paprecedentë e sundimit direkt mbi Katalonjën ishte e domosdoshme për të rikthyer ligjshmërinë. Ai shkarkoi po ashtu udhëheqësin katalanas, Carles Puigdemont, dhe kabinetin e tij.
Kryeministri Rajoy njoftoi masat e fundit, pas një dite të mbushur me zhvillime të shumta. Senati spanjoll i dha qeverisë së Rajoyt fuqinë për të vendosur sundimin e drejtpërdrejtë mbi Katalonjën, e pas një mbledhjeje urgjente të qeverisë Rajoy foli për pasojat. “Presidenti pati mundësinë të rikthehejë në ligjshmëri dhe të shpallte zgjedhjet. Kjo është ajo që shumica e katalanasve donin. Por, ai nuk e bëri këtë. Ndaj qeveria e Spanjës po merr masat e nevojshme për të rikthyer ligjshmërinë” spjegoi kryeministri Rajoy.
Zgjedhjet e reja do të mbahen më 21 dhjetor. Duke premtuar zgjedhje të lira, të ndershme dhe të ligjshme, kryeministri Rajoy e quajti situatën e krijuar të trishtueshme dhe tha se nuk do të kishte dashur asnjëherë të arrihej deri këtu.
Ai njoftoi gjithashtu edhe shkarkimin e shefit të policisë katalanase dhe marrjen nën kontroll të administratës rajonale nga Ministritë e qeverisë qendrore. Më herët, të premten, një mocion për shpalljen e Pavarësisë u miratua me 70 vota pro, 10 kundër dhe dy abstenime, në Parlamentin katalanas me 135 vende.
Pas kësaj, nëpër rrugët e Barcelonës shpërtheu festa dhe flamujt spanjollë u hoqën nga disa ndërtesa të qeverisë lokale. Separatistët thonë se lëvizja do të thotë se Katalonja nuk është më nën juridiksionin spanjoll. Por, ndërkohë, Gjykata Kushtetuese spanjolle e ka deklaruar Pavarësinë të paligjshme dhe ka nisur një proces gjyqësor. Rrjedha e sotme e ngjarjeve e ka shtyrë Spanjën në një territor të paprekur, duke testuar kështu limitet e Kushtetutës së hartuar pas rikthimit të demokracisë në vitet 1970.

Sicred