KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Katalonja refuzon të konfirmojë pavarësinë, kërkon dialog me Madridin
Katalonja refuzon të konfirmojë pavarësinë, kërkon dialog me Madridin

Katalonja refuzon të konfirmojë pavarësinë, kërkon dialog me Madridin

Presidenti i Katalonjës ka dërguar një letër vetëm dy orë përpara skadimit të afatit të dhënë nga Madridi zyrtar që kërkon një përgjigje të qartë mbi shpalljen e pavarësisë. Karles Puixhdemon sërish nuk jep një përgjigje të qartë, por përcjell edhe një herë ofertën për bisedime me kryeministrin Mariano Rajoy e kërkon që dialogu të zhvillohet brenda dy muajve të ardhshëm. Nëse ai do ta konfirmonte deklaraten e shkëputjes, atëherë do të ketë edhe tre ditë të tjera kohë për ta tërhequr mbrapsht.  Në të kundërt, Katalonja që gëzon një autonomi të zgjeruar, përballet me perspektivën e vendosjes nën qeverisjen e drejtpërdrejtë të Madridit. Puixhdemon iu përgjigj me këtë letër kërkesës së qeverisë që i kishte lënë deri të hënën kohë për t’u përgjigjur nëse kishte shpallur ose jo pavarësinë. Pas mbajtjes së referendumti të shkëputjes përpara dy javësh, i konsideruar i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës, lideri katalanas firmosi deklaratën e pavarësisë në Parlamentin rajonal, por e pezulloi zbatimin e saj me argumentin se dëshironte t’i jepte kohë dialogut.

Sicred