KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Katalonja, Puigdemont nga ilegaliteti bën thirrje për “opozitë demokratike”
Gjermani, Puigdemont rrezikon ekstradimin në Spanjë

Katalonja, Puigdemont nga ilegaliteti bën thirrje për “opozitë demokratike”

Lideri i shkarkuar katalan Carles Puigdemont ka bërë thirrje për “opozitë demokratike” ndaj sipas tij sundimit direkt të vendosur nga qeveria e Madridit. Në një deklarim televiziv të bërë nga një vendndodhje sekrete, Puigdemont dënoi pezullimin e autonomisë së Katalunjës dhe premtoi të vijonte punën për të ndërtuar një vend të lirë.
Një ditë më parë qeveria spanjolle e kryeministri Rajoji i hoqi autonominë Katalunjës dhe ka marrë në kontroll qeverinë e saj. Këto masa vijnë pasi parlamenti katalan votoi për të deklaruar pavarësinë po të premten. Një bulletin zyrtar shtetëror i kalon kontrollin e Katalunjës zv/kryeministres spanjolle Soraya Saenz de Santamaria.
Më herët, qeveria spanjolle i hoqi fuqitë zyrtarëve të lartë të policisë rajonale, ndërkohë që kryeministri Mariano Rajoy lajmëroi shpërbërjen e parlamentit katalan, shkarkimin e liderit rajonal dhe zgjedhjet e parakohshme lokale.
Demonstrata pro dhe kundër pavarësisë u organizuan në mbarë vendin gjatë gjithë natës.

Sicred