KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Katalonja nuk arrin të zgjedhë presidentin

Katalonja nuk arrin të zgjedhë presidentin

Deputetët në Katalonje nuk arritën të zgjedhin presidentin e rajonit ku kandidati, Quim Torra, nuk arriti të fitojë shumicën e nevojshme prej 68 votash në raundin e parë të votimit. Mediat lokale raportojnë se ka mbetur edhe një mundësi për të hënën për zgjedhjen e presidentit dhe formimin e qeverisë, në të kundërtën do të thirren zgjedhje të reja. Lideri i Katalonjes, Carles Puigdemont disa ditë më parë ka njoftuar nga Gjermania se heq dorë nga synimi i rizgjedhjes president i Katalonisë dhe përzgjodhi Quim Torra, si pasardhës te tij.

Sicred