KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Katalonja fiton pavarësinë

Katalonja fiton pavarësinë

Katalonja fitoi të drejtën për të qenë shtet i pavarur. Të paktën kështu pretendoi presidenti i rajonit autonom spanjoll Karles Pigjemon, i cili foli para mediave pak para mesnatës mes të dielës dhe të hënës për referendumin për pavarësi, zhvilluar një ditë më parë. Pigjemon bëri publike edhe rezultatet e referendumit, që treguan se katalanasit, të paktën ata që arritën të votojnë duke shmangur bllokadën e fortë të policisë së ardhur nga Madridi, i kishin thënë po masivisht, pavarësisë nga Spanja. 90% e votuesve katalanas kishin votuar në favor të referendumit. Pjesëmarrja në votime arriti në 42.3%. Nga 5.3 milionë votues të regjistruar, vetëm 2.2 milionë prej tyre arritën të hedhin votën. Por autoritetet thonë se mbi 750 mijë vota nuk mund të numëroheshin, pasi kutitë e votimit u konfiskuan nga policia. 319 vendvotime u bllokuan nga 2300 të ngritura në mbarë rajonin. Në shumë vendvotime të Katalonjës, por edhe në sheshet e Barcelonës, u zhvilluan përleshje të ashpra mes mbështetësve të pavarësisë së Katalonjës dhe forcave të sigurisë të ardhura nga Madridi, për të penguar referendumin që gjykata kushtetuese spanjolle e shpalli të paligjshëm pak javë më parë. Përleshjet ishin të ashpra. Policia përdori edhe plumba gome dhe në total plagë morën 844 persona, përfshirë 33 policë. Kryeministri spanjoll Mariano Rajoj e konsideroi të dështuar dhe të paligjshëm referendumin, në një konferencë për shtyp mbrëmjen e të dielës, kur tha se katalanasit u mashtruan. Referendumi i Katalonjës e ka futur në krizë edhe politikën e Madridit.

Sicred