KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Kastriot Tusha ju fton në “Nostalgji”
Kastriot Tusha ju fton në “Nostalgji”

Kastriot Tusha ju fton në “Nostalgji”

Ditën e shtunë të datës 14 prill 2018 tenori më në zë i muzikës shqiptare Mjeshtër i Madh, Kastriot Tusha, ju fton në koncertin jubile nën titullin “Nostalgji”.
Për të gjithë të pasionuarit e artit të tij, kjo ngjarje muzikore vjen në sallën koncertore të qendrës kulturore të Katedrales Ngjallja e Krishtit në Tiranë, në orën 19.00
Me një program të ngjeshur artistik në këtë koncert do të keni mundësi të ndiqni këngë të huaja e shqiptare, krijime napoletane, pa munguar dhe këngë të vjetra qytetare shqiptare.
E konceptuar si një mbrëmje unike, Kastriot Tusha fton shumë prej Miqve të tij, për të performuar së bashku me të në skenë.
Cilet janë miqtë e tij? Artistët si Vikena Kamenica; Manjola Nallbani, Irma Libohova, Suzana Frashëri, Ramona Tullumani, Floriana Muça, Ema Andrea , instrumentistë si Zeqir Sulkuqi, por edhe miqtë nga trojet shqiptare do të jenë të ftuarit e Kastriot Tushës.
Formacioni i Tunxhit “Albania Brass” me grupet karakteristike nga qyteti i Korçës, Krujës dhe Elbasanit do të jenë pjesë e kësaj shfaqjeje me vepra si “Il Padrino”, “Selito Lindo”, “A kanë ujë ato burime?” , “Veleshtare”.
Kjo mbrëmje muzikore “Nostalgji” e konceptuar në regji nga Redon Mulla, e shkruar nga Ëngjëll Ndocaj dhe dirigjimit të Alqi Lepurit, do të zotërojë të drejtat ekskluzive të transmetimit televiziv nga Radio Televizioni Shqiptar.
Ju ftojmë të behemi nostalgjik me Kastriot Tushën duke shijuar artin e tij në 55-së vjetorin e lindjes së tenorit!

(Visited 41 times, 2 visits today)