KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kasparov do të marri pjesë në turneun e shahut në SHBA
Kasparov do të marri pjesë në turneun e shahut në SHBA

Kasparov do të marri pjesë në turneun e shahut në SHBA

Organizatorët e turneut të shahut në SHBA, lajmëruan se ish kampioni botëror i shahut, Gerri Kasparov do të jetë pjesë e kampionatit gjatë muajit gusht. Ish kampioni u shkëput nga profesioni i shahistit profesionist në vitin 2005. “Të shoh nëse i mbaj ende mend si t’i lëviz figurat! Nëse jo, mund t’ju njoftoj përsëri daljen e dytë në pension”, shkroi në një postim në Twitter 54 vjeçari Kasparov. Në turneun e gushtit ai do të ndeshet me nëntë lojtarë të tjerë. Edhe lojtari numër një në botë aktualisht, Magnus Karlsen nga Norvegjia, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në këtë garë.
Kasparov e la shahun në vitin 2005, për të nisur lëvizjen opozitare “Një tjetër Rusi”, kundër presidentit rus, Vladimir Putin. Ai është larguar nga Rusia pas trysnisë të fortë, duke deklaruar në vitin 2013 se nuk do të kthehet kurrë në këtë vend, pasi ka pranuar shtetësinë kroate në vitin 2014.

Sicred