KRYEFAQJA » LAJME » Kashar, ngrihet një qendër e re profesionale

Kashar, ngrihet një qendër e re profesionale

Dhjetra të rinj nga familje në vështirësi ekonomike kanë mundësi prej sot të marrin një zanat në një qendër të re profesionale . E pozicionuar në  zonën e Kasharit, kjo qendër,  një investim i qeverisë kuvajtjane, ofron kurse  profesioale  që zhvillohen në laboratorë të standarteve  bashkëkohore, me orientim të të rinjve drejt tregut të punës brenda dhe jashtë vendit. Gjatë inagurimit të saj ministri kuvajtjan AL Jabri dhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, e çmuan këtë qendër si hapin e duhur për të ndryshuar rrjedhën e jetës.

Sicred