KRYEFAQJA » LAJME » Kartat e ID në Botërorin e Rusisë

Kartat e ID në Botërorin e Rusisë

Kur ka mbetur pak kohë nga fillimi i botërorit të Rusisë, organizatorët kanë nisur të japin sqarime për kartat ID, me të cilat do të pajisen ata që do të punojnë në këtë projekt si edhe tifozët që do të pajisen me bileta. Ka qenë Andrey Chernenko, kreu i projekteve strategjike në Ministrinë ruse të komunikimeve dhe mediave ai që në një konferencë për shtyp ka sqaruar:

“ID FAN është një dokument që vërteton identitetin e personit që do të punojë gjatë Kupës së Botës. Nëse një person ka një biletë për një ndeshje të Kupës së Botës, ID lejon që ai të hyjë në stadium. FAN ID, siguron hyrje pa viza në Rusi dhe gjithashtu një mundësi për të përdorur shërbime të caktuara të transportit falas”. Çernenko më pas ka treguar se: “Procesi i hyrjes në Rusi do të jetë shumë më i thjeshtë: nuk keni nevojë të merrni vizë, nuk keni nevojë të paguani, nuk keni nevojë të humbni kohën dhe të shkoni në qendrat e vizave në vendin tuaj Ju vetëm duhet të plotësoni një formular në faqen e internetit www.fan-id.ru dhe të merrni një ID FAN falas dhe m pas ta tregoni këtë dokument në kufirin rus”. Me FAN ID është e mundur të shkosh në Rusi 10 ditë para fillimit të ndeshjes së parë dhe të largohesh nga vendi 10 ditë pas përfundimit të ndeshjes së fundit.

(Visited 17 times, 2 visits today)