KRYEFAQJA » LAJME » Karnavalet e Venecias

Karnavalet e Venecias

Venecia është e magjishme për t’u vizituar çdo ditë të vitit, por në periudhën e Karnavaleve shkëlqen akoma më shumë, pasi gjithë populli i vendit pritës historikisht e ka ndjerë dhe e ka festuar këtë periudhë të vitit. Që pa dyshim është një nga takimet më të rëndësishme të qytetit lagunor dhe një nga Karnavalet më të rëndësishme të botës. Origjina e karnavaleve veneciane rrjedh nga traditat e Republikës Serenissima dhe ende sot, shumë rite që zhvillohen në qytet , kujtojnë traditat e lashta. Shumë prej tyre bazohen tek qëllimet e dobishme, të lidhura me shëndetin e njerëzve dhe në të mirë të biznesit. Për disa ditë me rradhë vendasit, por edhe turistë nga e gjithë bota, mund të fshehin identitetin e tyre pas maskave të famshme veneciane. Ndryshe nga karnavalet e Brazilit, njerëzit në Venecia festojnë tërësisht të mbuluar. Shekuj më parë, ky rit ka lindur për të zbutur tensionet mes klasave, duke lejuar që të varfrit për pak ditë të thyenin ngurtësinë e atëhershme të rendit shoqëror oligarkik të Venecias. E ndërsa në ditët e sotme kostumi dhe maska shihen si pjesë e një trendi ku ashtu të maskuar, njerëzit dalin të dëgjojnë muzikë “live” në sheshin e Shën Markut, shkojnë në ballot tipike veneciane apo bëjnë xhiro me gondola.

Sicred