KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Karikaturat shqiptare në Festivalin “Ditënetët e Librit”
Karikaturat shqiptare në Festivalin "Ditënetët e Librit"

Karikaturat shqiptare në Festivalin “Ditënetët e Librit”

Festivali Ditënetët e librit është kujtuar edhe për Karikaturën e harruar. Janë mbledhur në Atriumin e MHK 4 karikaturistë shqiptarë prej të paktëve që kanë mbetur nga 45 të tillë që shkruanin në revistën Hosteni në vitet ’80, për të diskutuar mbi vlerat e këtij arti dje dhe sot, si dhe sfidat e tij për të mbijetuar e zhvilluar. Karikaturisti Bujar Kapexhiu, i pranishëm çdo ditë me karikaturat e tij politike në media, pranon se është pëmirësuar mjaft perceptimi ndaj zhanrit të karikaturës politike. Gazetari Ben Andoni është edhe autori i albumit “Historia e Shqipërisë përmes karikaturës”, botuar këto ditë, e ku për herë të parë përmblidhen dhe analizohen 150 vitet e fundit të identitetit shqiptar përmes karikaturës, shqiptare por edhe asaj botërore për shqiptarët.

Sicred