KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kardinali i Kishës Katolike George Pell, akuzohet për pedofili

Kardinali i Kishës Katolike George Pell, akuzohet për pedofili

Numri 3 i Vatikanit, Prefekti i Çeshtjeve Ekonomike, Kardniali George Pell, është akuzuar nga policia australiane për krime seksuale ndaj të miturve. “Kardinali do të përballet me disa akuza e paqartësi të shumta” ka deklaruar në konferencën e shtypit nënkomisari i Policisë australiane të Victorias, Shejn Patton. “Hetimi ndaj kardinalit Pell është ngritur mbi bazën e procedurave të njëjta që kryhen në rastet e krimeve seksuale dhe Kardinali Pell është trajtuar si çdo person tjetër i vënë nën hetim” tha Patton. “Hetimet ndaj Pell kanë nisur në vitin 2012 por vetëm tani ai është zyrtarisht një person i akuzuar për pedofili. ”Me një deklaratë për mediat, numri 3 i Vatikanit është shprehur “se është i pafajshëm duke hedhur poshtë çdo akuzë ndaj tij dhe duke konfirmuar vullnetin për të udhëtuar nga Roma drejt Australisë për të marrë pjesë në seancën e programuar gjyqësore më datë 18 Korrik.”Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, kardinali Pell ka deklaruar gjithashtu se i ka kërkuar mjekut të tij personal autorizimin që t’i lejojë udhëtimin drejt Australisë.” “Kam informuar gjithmonë e mbi gjithçka Papa Françeskun” mbyll deklaratën e tij, Prefekti i Vatikanit. Ndërsa nga Vatikani vjen informacioni se Ati i Shenjtë ka ngrirë për momentin funksionin e kardinalit George Pell, duke i dhënë një periudhë pushimi. Akuzat ndaj kardinalit Pell kanë të bëjnë me fakte të rreth 50 viteve më parë e për krime të kryera në vitet ’70 në Ballara, në qytetin e lindjes së Pell.

Sicred