KRYEFAQJA » LAJME » Karburantet shlyejnë detyrimet e linçensimit

Karburantet shlyejnë detyrimet e linçensimit

4.5 milion dollarë është vlera e përgjithshme që pikat e tregtimit me pakicë të karburantit në kryeqytet duhet t’i paguajnë Bashkisë së Tiranës për liçensimin. Një muaj më parë drejtoria e taksave, policia bashkiake dhe drejtoria e liçensimit pranë bashkisë së kryeqytetit nisën një aksion për vjeljen e këtij detyrimi që nuk ishte paguar nga asnjë prej 173 pikave të karburantit në kryeqytet. Bllokimi i pikave të karburantit që nuk kishin përmbushur detyrimet duket se ka reflektuar në arkën e taksave vendore. “Kanë paguar detyrimet rreth 55 subjekte dhe pjesa tjetër e subjekteve janë në momentin e aplikimit për marrjen e liçensës. Është mbledhur një fond rreth 2milion e 300 mijë dollarë” theksoi Drejtori Operacional Kujtim Nanaj. Vkm që ngarkon njësitë vendore të liçencoje këto pikat e tregtimit me pakicë të karburanteve daton që prej dhjetorit 2015 dhe një vit më vonë pasi u ankimua nga Shoqata e Hidrokarbureve, gjykata kushtetuese vendosi ta çonte nga 5 milion lekë në 3 milion lekë tarifën për liçensimit e karburanteve. Më herët Bashkia e Tiranës ka bërë me dije se paratë e mbledhura nga kjo tarifë do të shkojnë për ndërtimin e 2 shkollave të reja.

Sicred